Recensione/ Të gjitha postimet/ Vende që u jap një shans të dytë

Vende që u jap një shans të dytë: TëDuKtu

Kur shkruajta artikullin e parë për TeDuKtu, mora jashtëzakonisht shumë komente dhe replika. Shumica thoshin se kishin patur eksperiencë të ngjashme me timen dhe që ishin të zhgënjyer, të revoltuar dhe të pakënaqur. Pastaj natyrisht, pata edhe ankesat e zakonshme nga pala që nuk dëshiron të dëgjojë, të pranojë kritikat dhe që mendon se po i bëhet një padrejtësi aq e tmerrshme saqë as sistemi i më i mirë i suportit familjar nuk i bën derman. Se fundja, është gjithmonë më lehtë të fajësosh dhe të aludosh mbi të tjerët se të pranosh ndonjë kritikë

Ka kaluar pak më tepër se një vit nga hera e fundit që kisha shkuar tek TeDuKtu dhe vendosa t’i jap një shans të dytë për dy arsye: e para sepse disa miq më thanë që shumë gjëra kanë ndryshuar dhe së dyti sepse ende mbetem në kërkim alternativash për një brunch të mirë.

Këtë herë gjeta shumë gjëra të ndryshuara për mirë. Një menu mjaft e pasur me asortimente për brunch, lëngje, smoothie, kafe, çajra etj. Stafi po ashtu këtë herë ishte mjaft i sjellshëm dhe korrekt.

Porositëm disa prej specialiteteve:

  • Pancakes të kripur me salmon dhe krem djathi, që duhet të shoqëroheshin edhe me guacamole, por që për ndonjë arsye kishte humbur. Në këtë rast ëmbëlsia e shurupit të panjës kombinohej lezetshëm me mbushjen e kripur, për ata që pëlqejnë kombinimin e të kripurave me të ëmblën.
Pancakes me shurup panje, salmon, krem djathi, avokado
  • Pancakes të ëmbël me krem maskarpone dhe reçel boronice ishin jashtëzakonisht të shijshme. Ndryshe nga hera e parë brumi i pancakes ishte i butë, i lehtë dhe kombinohej shumë mirë me kremin e maskarpones dhe reçelin.
Pancakes me krem maskarpone dhe reçel boronice
  • Eggs Benedict me salmon që zgjodha kishin ende disa aspekte për t’u përmirësuar por në tërësi shija ishte e mirë. Buka ende shumë e hollë dhe fortë nën vezë e vështirësonte komsumimin duke e kthyer pjatën në një fushë beteje. Ndërsa veza poshé mbetet një mit i paarritshëm për të cilin do shkruaj ndonjë libër ku të përshkruaj se çfarë nuk më kanë zënë sytë sa herë që posorosis të tilla, sepse një postim nuk do të mjaftonte.
Eggs Benedict me salmon

Në tërësi e shijova brunchin tek TeDuKtu dhe me siguri do të kthehem përsëri sepse hë për hë është një nga zgjedhjet më dinjitoze në Tiranë. Bravo për ndryshimin, cilido që të ketë qënë shkaku i tij.

You Might Also Like

2 Comments

  • Reply
    Alma
    20 Mars, 2019 at 1:59 pm

    vendi i duhur nese do t’besh nje foto. kaq.

    • Reply
      ingridxh
      24 Mars, 2019 at 6:07 pm

      Ashtu ishte heren e pare. Nuk shkova nje vit te tere. Tani mendoj qe eshte me mire.

    Leave a Reply