Ku të shkojmë?/ Risi mbi gastronominë/ Të gjitha postimet

Street Food në Tiranë

7Slurps

Momentalisht nëpër botë janë shumë të përhapur ato që quhen ‘Food trucks’, ose furgonë-kuzhinë që shërbejnë sandwich-e apo ushqime të ndryshme. Një histori të tillë tregon filmi Chef , të cilin nëse nuk e keni parë, jua sugjeroj. Food Trucks janë pjesë e një tendence gjithashtu të re, të quajtur “Street Food”.

Street Food është ushqimi i njerëzve që janë në lëvizje, që nuk kanë kohë apo mundësi të ulen nëpër restorante gjatë pushimit të tyre të drekës, por që njëkohësisht janë të vetëdijshëm që një pjatë me makarona është jo vetëm më e shijshme por edhe më e shëndetshme se një pizzë, byrek apo panine. Një stil i ri ushqimi të shpejtë, që ndryshe nga Fast Food-i i zakonshëm, nuk përdor ushqime të përpunuara.

Kështu kur pashë në Facebook, një vend që ofronte Street Food vendosa të shkoja ta provoja. 7Slurps ndodhet pranë Fakultetit të Arkitekturës, dhe gjendet lehtë sepse kuzhina krejt e hapur bie menjëherë në sy.  Unë kalova për një drekë të shpejtë dhe provova makaronat e bëra në çast, të cilat ishin të shijshme, me çmim të mirë dhe të servirura lezetshëm. Për më tepër u kënaqa teksa i shihja djemtë duke i përgatitur. Ishte si një show i vogël i personalizuar. 🙂

Në Tiranë ka mjaft restorante të mira, por përsëri ka hapësirë dhe nevojë për vende të shpenguara, për të ngrënë aty apo për të marrë një vakt të gatshëm në shtëpi.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply