Të gjitha postimet

rubi x IQOS

Vendosa të ndaj edhe disa detaje më shumë rreth eventit rubi x IQOS sepse kur mora videon e realizuar dhe pashë sërisht fytyrat e qeshura dhe angazhimin e plotë të të gjithë pjesëmarrësve atë natë, kuptova sa shumë na kishte munguar të qenit bashkë.

Shumë shkurt, eventi rubi x IQOS u frymëzuar nga dy shije të reja: Laguna Swift dhe Russet me të cilat ne tek rubi krijuam jo dy ëmbëlsira por një rrugëtim të vërtetë. Laguna Swift, shija e parë na e dërgoi krijimtarinë në pyjet tropikale ku krijuam ëmbëlsira me ngjyra e shije të freskëta. E dyta, Russet, na frymëzoi me errësinë dhe shijen arrore të maltit.

Për secilën prej shijeve ne krijuam tre ëmbëlsira në miniaturë. Rrugëtimi u hap me treshen e frymëzuar nga Laguna Swift, që nisi me një tortë të vogël, simbolikë e tiparit më dallues të Rubit, tortave. Torta në stilin plotësisht Rubi, mbante nota të frutave tropikale mbështjellë nga një krem dulce de leche mes kekut të kadifenjtë. Më pas vijuam me tartën e vogël me krem frutash tropikale dhe marenge të karamelizuar, një interpretim i tartës me limon përshtatur për sebepin. E fundit në treshen tropikale, një macaron artizanal, me mbushje te freskët kokosi dhe ananasi. Për të bërë pak pushim në mes, të ftuarit shijuan koktejle të realizuara nga TeDuKtu teksa zhvilluam edhe disa lojra ndëraktive që i shkonin krejt përshtat temës: Dekorim torte.

Kur erdhi momenti i Russet, ishim përgatitur për ta ulur dozën e sheqerit, ndaj tema bashkuese e treshes së dytë ishte çokollata. Për të nxjerrë në pah maltin, ëmbëlsira e parë që servirëm ishte cheesecake me birrë të errët porter, për të vijuar më pas me një truffle me çokollatën tonë Marou 75% dhe whiskey dhe për ta mbyllur me një praline, apo bombone siç shpesh i referohemi, të mbushur me Matcha dhe gliko portokalli. Ky kombinim si simbolikë e traditës që takohet me risinë.

Mund të qëndroj gjatë të përshkruaj ëmbëlsirat, muzikën, mikpritjen dhe harmoninë e atyre dy orëve tek TeDuKtu të premten e shkuar, por në asnjë rast nuk mund të shpreh deri në fund ndjesinë e ndarjes së këtyre krijimeve me një grup njerëzish kaq të çiltër, kaq të bukur dhe kaq të hapur.

Donëse kërkojnë shumë punë dhe përgatitje kam besimin e plotë që evente të tilla janë një mënyrë shumë e mirë për të sfiduar krijimtarinë duke ndërtuar njëkohësisht edhe një urë komunikimi me audiencën, dhe atë natë të gjithë e ndjemë atë energji.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply