Informacion/ Të gjitha postimet

Matcha-Matcha!

Matcha është pluhur çaji të gjelbër, që përveç se është në ‘modë’ (edhe ushqimet kanë modën e tyre 🙂 është edhe shumë e shëndetshme. Ka një seri përfitimesh prej saj (pastrimi i organizmit nga toksinat, qetësim, etj) por nuk preferoj të ndalem sepse ka mjaftueshëm informacion për këto në internet.

Relativish e re në tregjet Evropiane dhe Amerikane, është një zgjidhje shumë e mirë sidomos në gatim (veçanërisht në pastiçeri), si aromatizues e ngjyrues natyral.

Në Azi shërbehet njësoj si çaji, kurse në Evropë e Amerikë, shërbehet me qumësht, dhe quhet Matcha Latte.  Meqënëse ka shije relativisht të fortë, qumështi e zbut disi dhe e bën më të pëlqyeshëm konsumimin.

Në Tiranë e kam hasur rrallë, prandaj nëse dini vende që servirin pije apo ushqime me Matcha,  më shkruani se do të doja ti provoja.

Momentalisht, kam gjetur produkte me të, tek:

  • #17 – është një bar i vogël i lezetshëm në qendër të Tiranës ku mund të gjeni Matcha Latte.
  • Opium Sushi Bar – Tek Opium  ka disa ëmbëlsira me Matcha sepse edhe vetë koncepti i restorantit është Japonez dhe Fusion. Atje kam provuar Cheesecake me Matcha dhe Krem Çaji Jeshil, të dyja shumë të shijshme.
  • Millenium Gourmet: Gjithashtu tek Millenium Gourmet ka disa ëmbëlsira interesante me Matcha.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply