Restaurants in Tirana/ Where to?

Let’s brunch again

Before the brunch became reality here in Tirana, there were two great places that i really loved: Dtown and Pallati 11. Either of them was fancy or uptight, but they both served great food and offered good service. Unfortunately none of them couldn’t resist in this harsh and sometimes absurd market.

DTown, was one of the first restaurants to offer real brunch classics such as eggs Benedict, pancakes, french toasts, Mimosas etc. and to be honest, I’m still not over those Benedicts with hash browns and the fantastic apple pie.

Eggs Benedict and French Toast @DTown

Apple Pie @DTown

Pallati 11 was another brunch favorite of mine. Benedicts at Pallati were exquisite. Perfectly poached egg with hollandaise over the homemade soft bread with the crunchy crust…still haven’t found another restaurant that can offer the asparagus eggs, yet.

Asparagus eggs @Pallati 11

Now that both places have closed down let’s see what other options do we still have to brunch. 

So, where to go?

I’ll list below the places that currently serve brunch. Many other places are trying to offer brunch but I’ll list them as i make sure they are doing this in the long run.

Bufe: I really like the small patio at Bufe, it’s perfect for brunch and for drinks in the evening too, but their eggs Benedict without the hollandaise sauce are a little bit tasteless, so better opt for Petulla (Albanian egg free fried dough) served with Feta-like cheese and jams. A very good hangover remedy, by the way.

Petulla @Bufe

SALT: SALT is currently offering the greatest selection of dishes in their brunch menu named: On weekend we brunch hard 🙂 Apart from the funny name, there are plenty of options ranging from the classics (eggs Benedict, pancakes, omelettes, toasts, etc.) to sweet treats (banana bread, french toasts and waffles) and some lighter options as well (granola, avo toasts and smoothies).

My eggs Benedict were overall tasty but to be frank I didn’t like the presentation. The place is so cool and elegant and the eggs weren’t looking like they belonged there.

Eggs Benedict @Salt

Artist: Artist is a always a good option for brunch (or breakfast). I really love the street where it is located so anytime is great to sit on the patio and have something to eat or drink. Artist is not exactly offering brunch but their breakfast menu served also at lunchtime, has a lot of options such as omelettes, pancakes, french toast etc. My treat are usually the pancakes, served with fruits and chocolate.

Pancakes @Artist

TeDuKtu: This is a very cool place in Tirana, with a great patio for warmer days. At TeDuKtu (that means -IWantYouHere) the brunch is served on Saturdays because on Sundays they are closed. The presentation is great, but the taste not always matches the expectations. I found the Eggs Benedict without the ham, completely bland and tasteless, not to mention that the bun was completely soggy from the tomato. I would call that Eggs Benedict at all. The Matcha Pancakes were sticky and not fluffy at all, served with some fruits and decorations from the 90s.

Eggs Benedict @Teduktu

Matcha Pancakes @TeDuKtu

The Stephen Center: The brunch menu has a great choice but i wasn’t very happy with my Eggs Benedict. They were overcooked and i still don’t think is a good idea to add tomatoes, they add moisture to the bread and to the ham, when they should be crispy.

They serve Illy coffee, which is also my favorite blend but the frothed milk of the cappuccino was too hot and the crumble apple pie was a little bit too dry.

Eggs Benedict @Stephen Center

Overcooked eggs

Apple crumble @Stephen center

The home social: Lately they have started offering Brunch and breakfast and everything i have tried so far was very well executed but my absolute favorite is the homemade Viennoiserie. The homemade (not frozen ones) croissants and pain ou chocolat are so hard to find in Tirana, so they are basically my main incentive to go there.

Pain ou Chocolat @The Home Social

This last one is more of a farewell to the Funky Moustache after 6 years. Last time I was there, I was so positively surprised by the new management of a cool young couple and for a moment I truly believed that this place finally found the right path. They came up with a new menu, that immediately attracted so many brunch lovers and the atmosphere was so cozy and welcoming.

Avocado Toasts @Funky Moustache

Yet again, as I said, this is a very harsh market, and having a bar is not an easy thing. Often the small bars and restaurants that want to bring something new, struggle with an uneducated clientele that gets easily caught by the ‘trending now’ factor rather than appreciate the true quality. Not to mention the low margins that the market dictates, that makes it impossible to survive.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply

Informacion/ Ku të shkojmë?

Let’s brunch again

Kanë ndryshuar kaq shumë gjëra nga ky shkrim i para një viti për sillën (ose brunch) sa vendosa të shkruaj një të ri.

Sa herë mendoj për brunch, gjithmonë më kujtohen dy vende, tashmë të dy të mbyllur, që ofronin sillë të shkëlqyer përpara se të ishte kaq në modë. Në fakt të dy këto vende ishin restorante të mira, që drejtoheshin nga persona që e njihnin mirë ushqimin dhe gatimin, që i qëndronin vetë biznesit në kokë dhe që mbi të gjitha nuk besonin tek forma por tek përmbajtja. Për fat të keq që të dy u dorëzuan përpara një klientele që kërkon saktësisht të kundërtën.

DTown, për të cilin kam folur këtu përpara disa vitesh, ishte i pari vend që ofronte një menu brunch të mirëfilltë, me pjata të zgjedhura dhe ekzekutuara në mënyrë plotësisht korrekte. Akoma nuk e kam pranuar humbjen e tij dhe ende më shkon mendja për vezët Benedikt të shoqëruara me hash browns, për tortën me mollë dhe koktejlet mimoza buzë asaj rrugës së bukur.

Vezë Benedikt & tost francez @DTown

Tortë me mollë @DTown

Edhe për Pallati 11 kam shkruar përpara se të mbyllej, madje pikërisht tek shkrimi i përpara një viti. Të dielën kur po endesha për të gjetur vendin e duhur për brunch, e ndjeva edhe njëherë mungesën e vezëve Benedikt tek Pallati, me bukën e bërë vetë, kaq të butë, me koren kërce apo për vezët me shparguj që ende s’i kam gjetur kund tjetër.

Vezë me shparguj @Pallati 11

Tani që edhe Pallati 11 u mbyll, dhe po kthehet në lloto, mund të kthehemi qetësisht tek ekranet tona të celularëve, dhe të shkojmë aty ku na servirin ushqime pa shije, por që ama duken bukur.

Që të mos keqkuptohemi, nuk jam kundra ushqimeve të bukura, nuk do të mund të isha kurrësesi, duke qenë se një pjesë e punës time është të fotografoj pjata :), por shija dhe ekzekutimi duhet të vijnë përpara pamjes. Le të themi që në shkallë vështirësie të gatuash me shije nuk është saktësisht e njejta gjë si të servirësh një pjatë të bukur.

Po tani ku të shkojmë?

Tani le të kthehemi tek vendet që ende servirin brunch në ambjente gjysmë të hapura, tamam për pranverë.

Bufe: Për Bufe kam shkruar edhe më parë. Më pëlqen jashtëzakonisht oborri i vogël, atmosfera e qetë dhe e rehatshme. Nuk më pëlqejnë shumë vezët Benedikt sepse u mungon salca hollandaise që është pikërisht salca që i bën vezët Benedikt dhe jo bukë me vezë me sallam. Kurse këto petullat që tashmë ofrohen në disa lokale për brunch, janë shumë të mira për të shëruar një hangover.

Petulla @Bufe

SALT: SALT ka momentalisht menunë më të pasur të brunch në Tiranë. Pjata shumë interesante dhe tipikisht përfaqësuese si petullat amerikane (pancakes), vezët Benedikt, tosti francez, granola, omeleta, waffles etj. Unë provova vezët Benedikt si një klasike e menusë, por kishte një mungesë të theksuar ekuilibri midis pamjes dhe shijes. Nuk arrij vërtet të kuptoj se si ambjenti më ‘glam’ në Tiranë mund të shërbëjë një pjatë kaq pak tërheqëse që i mungon tërësisht eleganca që kanë pjatat e tjera. Megjithatë, ende mendoj që është zgjedhje shumë e mirë për brunch.

Vezët Benedikt @Salt

Artisti: Artisti i ka rezistuar viteve dhe mbetet një prej vendeve që vizitoj shpesh për mëngjes ose sillë. Menuja ka shumë pjata që vlejnë për mëngjes dhe brunch, si omeleta, bukë me vezë, petulla etj. Aty, zakonisht porosis pancakes sepse vijnë të shërbyera me plot fruta dhe janë të përgatitura shumë mirë.

Pancakes @Artist

TeDuKtu: Kam shkruar me shumë detaje për brunchin tek TeDuKtu ktu, prandaj nuk dua të bie në përsëritje.

Qendra Stefan: Ka një menu të plotë dhe mundësi zgjedhjesh, por vezët Benedikt këtu nuk janë më të mirat që kam ngrënë. Vezët ishin të gatuara shumë, dhe ajo domatja mes vezës dhe proshutës më tepër i prishte shijen se ia rregullonte. Vazhdoj të jem kundra shtesave të panevojshme në recetat klasike. Po ashtu edhe qumështi i kapuçinos ishte tepër i ngrohtë (lexoni këtu për një rikujtesë) dhe torta me mollë paksa e thatë. Me një fjalë, pak përpjekje më tepër nuk do bënte keq.

Vezët Benedikt @Qendra Stefan

Vezët të gatuara më tepër se duhet

Apple crumble @Qendra Stefan

The home social: Tek home ka disa pjata mëngjesi përfshi edhe vezë në forma të ndryshme, apo pancakes e petulla, por ajo që mendoj se bën ndryshimin tek The Home është pjesa e Viennoiserie, dmth croissants dhe pain ou chocolat për të cilat kam shkruar edhe këtu.

Pain ou Chocolat @The Home Social

Për mbyllje, i japim lamtumirën edhe Funky Moustache, i cili pas shumë vitesh dhe tentativash i mbylli dyert para pak kohësh. Kur shkova herën e fundit, kishte një ndryshim pozitiv nën menaxhimin e një çifti të ri plot me ide, të cilët edhe pse qëndruan një kohë të shkurtër, i dhanë pikërisht atë vizionin e munguar që në krye të herës. Vendi u gjallërua dhe për pak kohë u krijua një traditë për mëngjesin me disa produkte të thjeshta por të vështira për t’u gjetur si ky tosti me avokado që shumëkush do e përkufizonte si ‘pa hile’ dhe plot shije.

Avocado Toasts @Funky Moustache

 

You Might Also Like

2 Comments

  • Reply
    Ledia
    27 Prill, 2018 at 9:46 am

    Ke harruar te kalosh nga Neps. Not at all bad for brunch 😉

    • Reply
      ingridxh
      27 Prill, 2018 at 10:29 am

      Nuk e dija që bënin edhe brunch tek Neps. Në fakt kam shkuar vetëm një herë atje (dhe një herë në Durrës) por nuk jam fort e bindur për të.

    Leave a Reply