Kam vendosur që secilën nga këto receta ta shoqëroj me një histori të shkurtër që lidhet me të.
***
2011. Një grua prezantohet si pastiçiere dhe sjell të provojmë disa ëmbëlsira të ndryshme të cilat më pas do i shisnim në lokalin ku isha ortake. Sipas gjasave zonja kishte jetuar në Kanada dhe stili i ëmbëlsirave që na propozoi ishte tërësisht Amerikan: cupcakes, biskota me copëza çokollate, cheesecake dhe ndër të tjera edhe një kek me karotë të quajtur “Regina”. Kisha provuar në ato kohë variante të thjeshta të kekut me karotë por asnjë nuk ngjasonte me këtë. Ishte madhështor. I butë, i lagësht dhe jashtëzakonisht i pasur me erëza, që ndoshta nuk ishim mësuar ti gjenim në kekë në atë kohë.
Pak më vonë, zonja, duke manifestuar një sjellje të paqëndrueshme, vendosi që nuk do të lejonte më që ëmbëlsirat e saja të ekspozoheshin pranë ëmbëlsirave të tjera ‘jo aq të denja’, në vitrinën e lokalit tonë. Ndoshta, ajo dhe ne bashkë me të e kishte të vështirë të pranonim që në 2011 nuk ishte aq e lehtë të shisje kekë të panjohur dhe të shtrenjtë.
Unë nga ana tjetër, mesova leksionin e parë të paqëndrueshmërisë së biznesit në Shqipëri. Një ditë e gjen diçka, të nesërmen jo. Ama, si çdo e keqe që e ka një të mirë, ai ishte momenti që nisa të studioj, provoj dhe testoj receta. The rest is history.
Keku me karota ka shume interpretime por versionit që po sjell këtu, i kam ndryshuar raportin e kokosit sepse më pëlqen se si kokosi e ruan lagështinë e kekut duke i dhënë një kërcitje të lehtë. Receta të tjera sjellin edhe ananas në brumë dhe rrush të thatë apo erëza të tjera. Ndoshta do të postoj në vijim edhe një variant të tillë.
Ngrohni furrën në 180 gradë. Dy tava të njejta vishini me letër furre ose lyejini me gjalpë dhe miell që të mos ngjisë keku. Përzieni në një tas: miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës, kanellën, kripën, xhenxhefilin dhe arrëmyshkun Rrihni gjalpin dhe dy llojet e sheqernave me një mikser me shpejtësi të mesme dhe shtoni vezët, një nga një Shtoni vaniljen, ujin, kokosin dhe karotat dhe përziejini mirë Pak nga pak shtoni përzierjen e miellit dhe përbërësve të tjerë si dhe arrat e copëtuara Ndajeni masën në dy tava dhe piqeni për rreth 20 minuta Ndërkohë përgatisni kremin duke përzier me mikser kremin e djathit (në temperaturë dhome), sheqerin pluhur dhe gjalpin e fëstëkëve Pritni me thikë pjesën e fryrë të kekut në mënyrë që të mund të bëhet përhapja e kremit njëtrajtësisht Shtroni kremin në pjesën e mesme dhe e visheni nga sipër me kremin e mbetur Dekoroni sipas pëlqimit 1. Me kupë apo lugë nënkuptoj gjithmonë masat matëse amerikane Cups dhe Spoons që janë matje standarde. Nëse nuk i keni, ju sugjeroj t'i bleni se jane shumë praktike dhe standartizojnë në mënyrë korrekte recetat.
2. Kjo masë mund të ndahet edhe në 3 pjesë për një kek me tre shtresa.
3. Sigurohuni që të mos e piqni shumë kekun në mënyrë që të mos e humbasë lagështinë.Kek me karota
Print Recipe
Ingredients
Instructions
Notes
Nëse nuk e keni parë receta e Cheesecake është këtu.
No Comments