Informacion

Bon Vivant

Në verën e 2012 krijova blogun e parë të quajtur Sweet & Sour Albania, si një metaforë për eksperiencat e mira e të këqija që përjeton në restorantet në Tiranë dhe në qytetet e tjera. Blogu nisi si dëshirë për të dhënë informacion dhe për të këshilluar disi klientin dhe ofruesin e shërbimit. E gjitha kjo ishte e mbështetur nga pasioni im për kulinarinë, nga eksperienca personale në këtë fushë dhe nga kërkimet e vazhdueshme që bëj në këtë drejtim.

Sot, dëshiroj ta sjell në një formë të re, më të thjeshtë, më dinamike, me një emër dhe koncept të ri.

Bon Vivant është një shprehje ndërkombëtare që përdoret për të përshkruar dikë që e jeton jetën duke shijuar kënaqësitë e vogla të saj; qofshin këto udhëtime apo eksperienca kulinare, apo gjithçka tjetër që “kënaq syrin dhe shpirtin”.  Askush nuk ka kohë të lexojë analiza të gjata teknike, por gjithëkush ka nevojë për ide apo sugjerime se ku mund të shkojë për të darkuar, për brunch, për të pirë diçka të veçantë apo thjesht për të marrë një informacion mbi ndonjë vend të ri.

Në këtë blog do të shkruaj sigurisht opinionin tim personal, por gjithmonë duke e bazuar në argumenta. Do të shkruaj për vende që i vlerësoj. Do të shkruaj këshilla apo sugjerime, se si mund të përmirësohet diçka, dhe do të shkruaj për eksperienca interesante kulinare. Në këtë blog nuk do shkruaj për restorante apo vende të zakonshme, që i dijnë të gjithë dhe që nuk ofrojnë diçka të veçantë, sepse nuk besoj se ka kush kohë të tepërt të lexoje për ëmbëlsira të para 10 viteve në restorante mediokre.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply