Ku të shkojmë?/ Të gjitha postimet

Vende që i dua: Hemingway Bar Tirana

Më pëlqejnë vendet e vogla me shije dhe Hemingway Bar Tirana, është pikërisht kështu: një oaz i vogël ku çdo gjë është me kujdes e ‘rastësishme’.

Për mua në një bar nuk është me rëndësi vetëm pamja, por është kryesisht ajo çka ofron. Zgjedhja e pijeve në Hemingway është fantastike, me një koleksion Rum-esh, Gin-esh dhe Whiskey ku mund të eksperimentosh me shijet si askund tjetër. Servirja është gjithmonë perfekte, me gotat, mbajtëset apo shoqërueset që vetëm dikush që e ka aq për zemër atë vend siç është Rudi, mund të bëjë.

Për më tepër vendet e mira mbledhin edhe njerëz të mirë. Hemingway ka komunitetin e vet të njerëzve interesantë, të rehatshëm, që besojnë në diçka dhe që kanë pasionet e tyre.

Mund të flas për Hemingway shumë gjatë por nuk dua ta zgjas shumë sepse mjafton të kalosh dhe të shijosh një pije atje në një nga rrugët më të bukura të Tiranës, ku të paktën na duket vetja sikur ende i përkasim këtij qyteti.

Si dikush që gjithmonë gjen diçka për të përmirësuar, do të shtoja vetëm një menu ushqimesh për të shoqëruar pijet e mrekullueshme. Këtë e them për dy arsye: e para sepse për mua një bar i mirë duhet të shërbejë edhe disa shoqëruese, dhe e dyta sepse Rudi do të përgatiste pjatat më të shijshme. Por di edhe që arsyeja është hapësira e kufizuar, kështu që nuk kam ç’them më shumë, thjesht që e dua shumë Hemingway-n dhe nuk jam e vetmja!

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    Mandarina
    25 Prill, 2017 at 3:57 pm

    Nuk je e vetmja <3 eshte vend shume i dashur 🙂 me njerez fantastik 🙂

  • Leave a Reply