2018. Japonia ishte fiksimi im i kahershëm, e prapë se prapë, ditën e ditëlindjes time të 34, e cila rastisi në mënyrë fatlume edhe me marrjen e rrogës, preva një biletë për Bangkok jo për Tokyo. Pa bërë asnjë plan. Pa folur me askënd. 1 muaj në Azi vetëm. Ëndërr.
Por edhe pse një muaj dukej shumë, ditët ikën shpejt dhe gjendem në aeroportin e Depansarit (Bali) duke pritur të kthehem në Bangkok për të kaluar dy netët e fundit para kthimit. Udhëtimi është gati 5 orë (pa llogaritur kohën e pafundme që kalon në aeroporte në pritje). Kam uri, por kam aplikuar politikën time strikte mbi ushqimin e aeroportit: të mos ha pisllëqe aeroporti me çmime të ekzagjeruara. Nga ky udhëtim kam kuptuar që kam një stomak shumë të limituar përballë mrekullirave të kuzhinës Aziatike, ndaj, asnjë vakt nuk duhet çuar dëm.
Arrij në Bangkok, sistemohem në Airbnb dhe nis të kontrolloj restorantet. Po vdes për të ngrënë, dhe nuk di ç’të zgjedh. Kuptoj që kam lënë shumë gjëra pa provuar. Por nuk mund të iki, pa provuar diçka japoneze. Fundja i gjithë ky udhëtim është një ‘nxemje’ për udhëtimin e Japonisë. Gjej në Google maps një restorant të vogël autentik me review të shkëlqyera. Natyrisht askush nuk flet anglisht. Për herë të parë më duhet të merrem vesh me shenja. Porosis një biftek wagyu dhe një birrë Asahi. Duhet të jetë një nga vaktet më të shijshme në botë. Jam kureshtare dhe porosis përsëri. Këtë herë gyoza dhe një lloj alge të skuqur. Ndërkohë po vdes nga gjunjët se nuk jam mësuar të ha ulur në tokë në gjunjë si të gjithë klientët e tjerë. Gyozat janë jashtëzakonisht të shijshme, po ashtu edhe ai leshteriku që nuk e mora vesh kurrë çfarë ishte saktësisht. Frika ime nga shoku kulturor aziatik tanimë është kthyer në nevojë të marrë për të njohur më shumë dhe për t’u hedhur me kokë në të panjohurat që paraqet. Udhëtimi i radhës do jetë Japonia padyshim.
Ditëlindja e 35-të më gjen në Kyoto.
Ndajeni brumin në 24 pjesë të njejta. Edhe nëse nuk janë te tilla do të keni mundësi ta ndreqni rrugës 🙂 (foto 2) Secilën pjesë hapeni sa më hollë në një sipërfaqe të pudrosur lehtë me miell. Për ta bërë më uniforme priteni me një formë rrethore (foto 3) Përziejini mirë përbërësit për mbushjen dhe me një lugë të vogël filloni të mbushni disqet (foto 4) Për të bërë mbylljen njomni me ujë anët e brumit Bëni palosje të vogla të njëpasnjëshme (foto 5, 6, 7) Në një tigan të madh me kapak (ose tenxhere) ngrohni shumë pak vaj Vendosini Gyozat në tigan derisa baza e tyre të jetë skuqur (foto 8) Pasi siguroheni që janë skuqur, hedhim pak ujë të nxehtë dhe e mbyllim me kapak (foto 9) Pasi të ketë shterruar uji dhe Gyozat të duken pak më transparente hiqini nga zjarri Shërbejini të shoqëruara me një tas të vogël salcë soje Masat janë referenciale. Natyrisht gjithçka mund ta përshtasni sipas shijeve tuaja.
Gyozat mund t'i përgatisni dhe ti vendosni në ngrirje dhe ti përdorni në një moment të dytëGyoza
Print Recipe
Ingredients
Instructions
Notes
No Comments