Informacion/ Recensione/ Të gjitha postimet

E diela e ‘Brunch-it’

Një prej aktiviteteve të mia të preferuara të së dielës është edhe brunch-i. Brunch është një fjalë e sajuar nga Breakfast (mëngjes) dhe Lunch (drekë) pra një vakt që përmbledh mëngjesin dhe drekën bashkë që ne në shqip e quajmë sillë. Pikërisht për shkak se është një vakt hibrid, ai përmban pjata tipike mëngjesi (të ëmbla apo të kripura) por që zevendësojnë plotësisht drekën nga pikëpamja e kalorive.

Disa prej pjatave klasike janë Tosti francez (ose siç e njohim ne, buka me vezë), Pancakes (petullat e sheshta amerikane), Vezë të gatuara në forma të ndryshme, dhe ajo që është simboli i Brunch-it: Eggs Benedict. Pijet më tipike janë Mimosa-t (Prosecco me lëng portokalli), Bloody Mary (Vodka me lëng domate), vera apo lëngjet e frutave për detox.

Eggs Benedict është një pjatë ‘mistrece’, sepse është sa e lehtë aq edhe komplekse. Përbërësit janë bukë e thekur, proshutë e pjekur, vezë në këmishë dhe salca Hollandaise. Nuk dua të hyj në detaje sepse ka shumë diskutime rreth përbërësve, por ajo që dua të theksoj është teknika. Ka dy elemente që e bëjnë të vështirë pregatitjen e saj: veza në këmishë (veza e zier pak në ujë të ngrohtë) dhe salca Hollandaise (një nga 5 salcat mëmë të kuzhinës franceze).

Ka shumë varietete apo pështatje lokale të Eggs Benedict për sa i përket përbërësve (llojit të bukës apo proshutës) por kombinimi i këtyre shtresave e bën këtë pjatë një delikatesë, dhe pjatën tipike të ‘brunch-it”.

Në Tiranë ka disa vende që shkoj shpesh për brunch, por do veçoj dy që pëlqej jo vetëm pë brunch:

Petulla @Bufe

Bufe – Tek Bufe pëlqej shumë Pancakes si dhe petullat e shtëpisë, sepse mendoj që petullat tona tradicionale janë perfekte për bruch. Tek Bufe të dyja këto janë të servirura dhe përgatitura shumë mirë.

Eggs Benedict sipas stilit të @ Pallati 11

Eggs Benedict është një pjatë që mbledh disa teknika, prandaj rrallë herë i gjen si duhet. Eggs Benedict, tek  Pallati 11 janë padyshim të preferuarat e mia në Tiranë. Me pak ndryshim në recetën origjinale – zevendësuar simitja angleze me bukë të bërë vetë, dhe proshuta kanadeze me proshutë Crudo, mendoj që është një pjatë e balancuar dhe shumë e shijshme.

Sot madje, provova një ‘kushëri’ të Eggs Benedict, një kombinim i shpargujve, proshutës krudo të pjekur, vezëve në këmishë dhe salcës Hollandaise. Një perfeksion!

Azhornim 10.12.2017.

Për fat të keq Pallati 11 ka ndryshuar menaxhim, dhe nuk di nëse i bëjnë ende Eggs Benedict. Nëse i bëjnë do t’i provoj përsëri dhe do të shkuar nëse është ruajtur apo jo standardi i vendosur. Pa dashur të vendos në dyshim profesionalizmin e menaxhimit të ri, doja vetëm të theksoja që më vjen keq që disa projekte shumë të mira nga njerëz shumë profesionistë nuk arrijnë të qëndrojnë në këtë treg të rrëmujshëm që shpesh prodhon mite dhe tendenca sipërfaqësore duke harruar që në restoracion, më shumë se kudo tjetër duhen standardet dhe profesionistët.[/alert]

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    Pak SALT mes të zakonshmes - Bonvivant
    17 Prill, 2017 at 3:29 pm

    […] sepse momentalisht nuk ka një menu të tillë fikse (në të kundërt do e kisha përmendur këtu), por uroj që ta shtojnë sa më shpejt sepse me siguri do të jetë një […]

  • Leave a Reply