Ka gati 10 vite që cupcakes janë një fenomen në SHBA, nga ku më pas u bënë të famshme e morën një hov edhe më tutje. Nuk di të them se sa sukses kanë aktualisht në Evropë sepse sa herë udhëtoj në qytete me traditë në pastiçeri, shoh më shumë dyqane të mbushura me macarons dhe eclairs (pasta shu) sesa dyqane me cupcakes, megjithatë janë një produkt që me sa duket pëlqehet ende mjaftueshëm për të populluar rrjetet sociale dhe festat e fëmijëve. Në Tiranë madje më së shumti i kam parë në evente si pjesë e dekorit sesa si ëmbëlsira më vete. Nuk do ndalem për të përshkruar situatën e pastiçerisë këtu, sepse do të shkruaj më gjatë për këtë në një postim të veçantë, por po mjaftohem të them, se në Tiranë nuk gjej dot një pastiçeri të vërtetë. Por lajmi i mirë është që të paktën tani ka një vend ku mund të gjesh cupcakes, cakes, donuts dhe cookies.
Po i refererohem me emrat e tyre origjinalë dhe jo biskota e kekë në kupë, sepse më duket sikur i depersonalizoj po t’i quaj ndryshe…pastaj fundja këto shpikje amerikane janë. 🙂
Pak ditë më parë duke kaluar në bllok vura re një vend të ri, që quhej Cake & Caffeine që më bëri menjëherë pështypje sepse ishte hapur në një nga ato vendet që duket sikur nuk funksionojnë kurrë edhe pse janë në mes të bllokut. Kuriozitetin për këtë vend ma shtuan edhe dy mikeshat e mia, që edhe ato janë shumë të kujdesshme ndaj hapjeve të reja në qytet. Ato më treguan që tortat dhe cupcakes aty u kishin kujtuar atë shijen e vjetër.
Kështu që shkova dhe provova disa prej tyre. Për hir të së vërtetës unë adhuroj pastiçerinë franceze, dhe gjykimi im do të jetë gjithmonë i dyzuar për shkak të kësaj, por ato çka provova tek Cakes & Caffeine ishin mjaft interesante. Kishte disa shije e kombinime të ndryshme, në formë torte dhe në versionet cupcake, si dhe biskotat e mëdha me copa cokollate të njohura si Chocolate chip cookies, apo edhe disa lloje mini donuts. Ajo që vura re menjëherë ishte që të gjitha produktet ishin përgatitur me gjalpë, ashtu siç duhet të përgatitet rigorozisht çdo ëmbëlsirë, jo me margarinë dhe pana vegjetale (që janë po aq të shijshme sa një çizme gome). E meqënëse unë e tejkalova dozën time të sheqerit, nuk arrita dot ti provoj të gjitha, por më mjaftuan cupcakes dhe cookie për të kuptuar që të paktën ky ishte një vend që i qëndron korrekt “premtimit” për Cake & Caffeine.
[alert style=”warning”] Azhornim 21.02.2018
Meqënëse Cake & Caffeine u mbyll përpara pak kohësh, u interesova për të kuptuar nëse ishin hapur diku tjetër. Në fakt çifti i ri që zotëronte dhe menaxhonte biznesin ishte larguar nga Shqipëria. Nuk i di detajet konkrete por ideja që një biznes i ri, me këmbë në tokë dhe me një koncept simpatik të mbyllet më mërzit shumë. Nga ana tjetër edhe më frymëzon për të gjetur vende të reja dhe për të inkurajuar, sa jemi në kohë, bizneset e reja që tentojnë të sjellin diçka ndryshe.
Kështu këtë herë, u njoha me Lillypop Store që përveç lojrave dhe dhuratave për fëmijë, servir edhe cupcake nga Pastelitos Cake Boutique.
Pastelitos më ka rënë në sy shumë vite më parë prej tortave me dekoret më të bukura dhe të detajuara që kam parë dhe tani më në fund provova diçka të përgatitur prej tyre.
Cupcake që provova ishin: fëstëkë, Oreo, Nutela & banane dhe mollë & kanellë. Të gjitha llojet ishin shumë të buta, dhe secili prej tyre kishte shije tepër delikate. Përbërësit, lehtësisht të dallueshëm, i jepnin secilit cupcake personalitet.
[/alert]
5 Comments
zhaklin
1 Prill, 2017 at 8:58 pmgood job Ingrid
AT
13 Qershor, 2017 at 9:05 pmI kam provuar Cupcakes tek ky vend dhe mund te them qe ishin, deri me sot, me te keqijat qe kam provuar. Duhet te ishin te ndenjura sepse ishte e pamundur ti ndaje dhe ishin gur te forta.
Anyways, I love this blog and I always find what I need to know.
Good Job.
ingridxh
14 Qershor, 2017 at 9:31 amMe vjen vërtet shumë keq që keni patur një eksperiencë të tillë, sidomos nga një vend i rekomanduar nga unë. 🙁 Unë përpiqem t’i bëj rekomandimet pasi jam e bindur për një vend në menyrë që të mos zhgënjehet askush, por sigurisht këtë nuk mund ta arrij 100% sepse gjithmonë ndodhin edhe të paritura, ose shijet janë të ndryshme nga një person tek tjetri.
Të falenderoj që më ndjek dhe komentet i gjej gjithmonë me shumë vlerë. 🙂
MG
14 Qershor, 2017 at 11:12 amAT eksperiencen qe pershkruan nuk munde ta kesh patur tek Cake&Caffeine munde te shkosh realisisht aty dhe te kesh gjithcka vec eksperiences se mesiperme 🙂
Blerina Vokrri
14 Qershor, 2017 at 12:10 pmPer shijet dhe perceptimet nuk ka komet, thote nje fjale e urte…. Besoj se na ka ndodhur te gjitheve qe ne momente te caktuara edhe mjalti na eshte dukur i hidhur e pa shije nga gjendja jo e mire e jona, ama mjalti mbete mjalt apo jo? Gjithesesi ne jemi ketu cdo dite dhe ne cdo moment te dites ndaj jeni te mirepritur per te perforcuar apo per te harruar shijen e pare…. Mire se te vini!!!!! Cake&Caffeine staff