Azia/ Bali/ Informacion/ Malajzia/ Tajlanda/ Të gjitha postimet/ Udhëtime

Çfarë të marrim me vete

Përpara se të nisesha në këtë udhëtim, kisha 100 pyetje. Për tu përgatitur kam lexuar kaq shumë artikuj me këshilla për udhëtimin sa në fund nuk mbaja mend asgjë. Prandaj vendosa të ndaj në postime të shkurtra të gjitha eksperiencat e mia gjatë këtij udhëtimi, bashkë me ‘gabimet’ që nuk do i përsërisja. Po e nis nga pyetja e parë përpara nisjes:

Çfarë duhet marrë me vete?

Ky udhëtim zgjati një muaj dhe lëviza në disa shtete të Azisë Juglindore. Nga njëra anë kur qëndron kaq gjatë ke nevojë për shumë bagazhe, por kur lëviz shumë nuk duhet të ngarkohesh. Kështu që në mëdyshje vendosa të marr një çantë shpine (me volum mesatar) dhe një valixhe të vogël (cabin size) meqënëse do të udhëtoja nga një shtet në tjetrin me avion.

Eksperimenti dështoi. E stresova veten kot sepse në çdo rast pesha e lejuar ishte 7kg në bagazhin e dorës (zakonisht në fluturimet evropiane është 10kg), prandaj më duhet të bleja bagazh shtesë në çdo fluturim. Për fat të mirë biletat ishin të lira (30-80 Euro maksimumi) dhe rreth 15- 25 Euro mund të shtoje një bagazh në stivë. Zgjidhja do të kishte qënë një valixhe mesatare ose e madhe për në stivë dhe kaq. Mend për herë tjetër.

Produktet kozmetike. Një vendim i mirë ishte zgjedhja e produkteve kozmetike. Reduktova në maksimum shishet 100ml të detergjentëve dhe u përpoqa të marr produkte më praktike, si psh kjo shampo e ngurtë e Lush. Një produkt që mbron edhe ambjentin sepse është pa paketim plastik.

Shampo e ngurtë Lush

Ilaçe. Mora shumë të tilla sepse në Shqipëri nuk bëhen vaksina paraprake. U përpoqa që të kisha me vete gjërat më bazike dhe të nevojshme: Paracetamol/Ibuprofen, pluhura antigrip (Tylolhot, OKI etj.) për grip apo temperaturë, pomadë me antibiotikë për ndonjë dëmtim, antibiotikë me spektër të gjerë veprimi në rast se diçka shkon shumë keq, antihistaminik për ndonjë alergji apo pickim të mundshëm. Natyrisht të gjitha këto gjenden në farmaci apo parafarmaci atje por për lehtësi mund t’i marrësh me vete. Unë përdora pothuaj të gjitha në raste të ndryshme, përveç antibiotikëve. Diçka shumë e nevojshme që gjeta atje, është Tiger Balm, një pomadë me bimë që çliron muskulaturën, shplodh e qetëson lëkurën etj.

Mos harroni: Dy produkte të tjera që duhen patjetër janë kremi i diellit dhe “spray” kundër mushkonjave.

Autan, krem me spf dhe Tiger balm

Veshjet. Meqënëse atje është ngrohtë gjithmonë duhen vetëm rroba vere. Ndonjë xhakavento e hollë kundër shiut mund t’ju vijë në ndihmë në ditë të caktuara. Unë kisha marrë me vete më shumë veshje vere për qytet se sa veshje plazhi meqënëse kalova shumë kohë nëpër qytete. Duhet patur parasysh se në disa lokale (zakonisht rooftops) apo restorante ka kod veshje, por përveç këtyre rasteve askush nuk e ka mendjen sa fashionable je, kështu që rëndësi ka të jesh freskët dhe rehat.

Këpucët janë shumë të rëndësishme (në fakt jo vetëm në këtë udhëtim, por në përgjithësi :)). Natyrisht atletet dhe sandalet komode për ecje janë domosdoshmëri. Harrojini të gjitha ato që veshim nëpër Tiranë, këtu distancat janë gjigande dhe prioritetështë vetëm komoditeti.

Veshje sporti. Meqënëse parashikoja të bëja disa lloje aktivitetesh gjatë këtij udhëtimi, një pjesë të mirë të bagazhit u zunë rrobat e sportit: veshje për yoga, këpucë për ngjitje, xhakavento për erë apo shi, kostum banje sportiv dhe bluzë për sërf dhe çantë shpine. Për fat veshjet e sportit nuk peshojnë shumë dhe gjatë udhëtimit i përdora të gjitha.

Gjatë ngjitjes në malin Batur

Pajisje teknologjike. Në secilin vend bleva karta SIM që kushtojnë midis 10-20 Euro dhe blehen në aeroport menjëherë. Tjetër gjë që duhet është karikuesi portabël (power bank) se bateria fluturon nga përdorimi i vazhdueshëm i internetit dhe hartave. Për në Tajlandë dhe Bali funksionojnë prizat tona, në Malajzi duhet një konvertues që blehet kudo ose mund ta ketë edhe hoteli.

Kartat SIM, power bank dhe konvertuesi

You Might Also Like

6 Comments

  • Reply
    Bake My Day Happy
    25 Tetor, 2018 at 1:31 pm

    welcome back. We missed you 🙂

    • Reply
      ingridxh
      26 Tetor, 2018 at 8:42 pm

      Thank you :*

  • Reply
    Eli
    25 Tetor, 2018 at 2:24 pm

    Të gjitha të vlefshme??

    • Reply
      ingridxh
      26 Tetor, 2018 at 8:37 pm

      Faleminderit Eli 🙂

  • Reply
    Fusion home cooking
    26 Tetor, 2018 at 4:32 pm

    Une gjithmone mbi paketoj dhe 99% e gjerave ekstra qe mar nuk jane te nevoitshme ☺️Por radhes tjeter do konsideroj sugjerimet e tua?

    • Reply
      ingridxh
      26 Tetor, 2018 at 8:37 pm

      Edhe une e kam patur kete problem, por po e mesoj veten qe te marr sa me pak gjera. Natyrisht edhe fluturimet pa bagazhe na kane detyruar disi te mesojme. 😛

    Leave a Reply